Zhduket aktorja e njohur, nuk dihet vendndodhja e saj (FOTO)

By

Tanya Fear, aktore e njohur për paraqitjen e saj në një episode të “Doctor Who”, është raportuar e zhdukur në Los Angeles.

Lajmi për zhdukjen e saj u përhap fillimisht në Twitter të dielën në mëngjes, pasi autori Bolu Babalola ndau një poster të humbur për Tanya.

“Mikesha ime Tanya është zhdukur në zonën e LA/Hollywood Bowl. Ajo nuk është parë që nga 9 shtatori 2021. Nëse dikush ka ndonjë informacion të dobishëm, ju lutemi telefononi (626) -232-8616”, tha Bolu në Twitter.

Menaxheri i Tanya, Alex Cole konfirmoi zhdukjen në The Today Show, duke thënë se ai foli për herë të fundit me të, tetë ditë më parë dhe ‘ajo ishte mirë’.

Artikuj të ngjashëm