Pas “Lass Los”, Dhurata Dora dhe Azet janë bërë sërish bashkë për një këngë të dytë.
Artistët kanë xhiruar në Spanjë dhe projekti pritet të publikohet së shpejti.
“A jeni gati?”, ka shkruar Dhurata teksa ka ndarë një pjesë të shkurtë të xhirimeve në llogarinë e saj në Instagram.
Prive merr vesh se në këtë këngë Dhurata këndon shqip ndërkaq Azet gjermanisht.
Për më tepër, është zbuluar data e publikimit dhe se si do të tingëllojë ky bashkëpunim i dytë për dyshe.
Kënga do të publikohet nesër në ora 23:59. /Prive.al