Dhurata Ahmetaj, së shpejti nuse

By

Ndonëse jo me muzikë, Dhurata Ahmetaj së fundmi zuri faqet e shtypit rozë me thashetheme për ndarjen nga i dashuri i saj, Argjent Haradinaj.

Ky raportim u mohua dhe këngëtarja në heshtje vazhdoi punët ndërsa tash e një kohë po qëndron në Gjermani.

E duket se 23-vjeçare momentalisht ka synime konkrete për jetën private. Në rrjetin social Snapchat, ajo ka postuar një foto ku shihet mbishkrimi ‘Bashkëshortja më e mirë në botë’

‘Po besoj që shpejt e fitoj’ – ka thënë ajo duke aluduar në këtë titull.

Në rrafshin profesional, pas ‘Bone pa mu’ Dhurata nuk ka sjell asnjë projekt tjetër dhe momentalisht, nuk dihet se kur do publikohet ai i rradhës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm