Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj ditën e sotme e nisi në një mënyrë mjaft speciale.
Me të kaluar ora 00:00 në drejtim të saj shkuan disa “Dhurata” nga fansat të cilët nuk e harruan ditën më të veçantë të këngëtares.
Surprizën e marrë ajo nuk hezitoi ta ndajë edhe me publikun teksa nga ky rast e publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram.
Dhurata sot mbushi 24 vjeç e edhe pse e re në moshë prapa vetes ka një bagazh mjaft të gjerë me këngë të cilat arritën të ishin mjaft të dëgjuara për një periudhë të gjatë. /Prive.al/