Karim Adayemi luajti mbrëmë kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi gjerman shënoi tri gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja përfundoi me rezultat 7:1, teksa “hattrick-u” i Adeyemit i siguroi atij çmimin “Lojtari i ndeshjes”.
Për këtë çmim, dhëndrri i Kosovës Adayemi, postoi një foto në InstaStory dhe shkroi në Gjuhën Shqipe “Flm o bir”. /Prive.al