Trendi i fundit në mesin e figurave publike shqiptare, kryesisht ato nga showbizi, kanë krijuar llogari të posaçme për fëmijët e tyre në Instagram.
Këngëtarë e aktorë që kanë fëmijë, janë kujdesur që vogëlushët e tyre, të marrin vëmendje po aq sa ata.
Madje ka fëmijë të famshëm, që kanë me qindra e mijëra ndjekës në Instagram dhe cdo ditë, atyre iu mirëmbahet faqja nga prindërit.
Kampionia dhe bebja më e famshme në këtë mes është Hana Aliu, vajza e Mozzik dhe Loredanës!
Tian – djali i Tunës dhe Patris Berishës e ka moti instagramin e tij.
Kaia Morina, simpatikja e Teuta Krasniqit dhe Adonis Morinës po ashtu ka llogarinë e saj në këtë rrjet social.
Eva Hamiti – vajza e Alaudin Hamitit na mahnit me fotografitë e saj prej një vajze super fashion dhe shumë bukuroshe njëkohësisht.
Alayah e Fjolla Morinës po ashtu, sapo është bërë me Instagram.
Edhe vogëlushi i Adelina Tahirit po ashtu ka Instagram. Jonin e gjeni me këtë emër ….
Dhe zemërthyesi Roan, djali i reperit Majk ka llogarinë e tij në Instagram dhe madje goxha aktiv.