Dhe ja ku vjen imazhi i parë i Valdrin Sahitit me të bijën (FOTO)

By

Pak ditë më parë u bë baba pasi në jetë i erdhi një vajzë, nga martesa me Edita Ramadanin. Dizajneri i famshëm kosovar Valdrin Sahiti që muaj më parë u martua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, tani ka marrë epitetin më të rëndësishëm në jetë: BABI!

Vajzën e pagëzoi Bella, ndërsa vogëlushja u lind në SHBA dhe sigurisht do ketë nënshtetësi amerikane.

E përderisa dhuratat e urimet shpërthyen në internet për dizajnerin me të cilin ka punuar e tërë estrada shqiptare, një gjë po mungonte: imazhi i tij me të bijën.

Dhe nuk vonoi shumë, e bashkëshortja e Sahitit plasoi në internet edhe fotografinë e parë të dy dashurive të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm