Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u bë kryeministër i vendit fiks një javë më parë.
E nisi me takime të shumta dhe po e mbante stafin e tij thuajse 24 orë në punë.
Haradinaj në javën e parë të tij si udhëheqës i ekzekutivit, nuk e pati asnjë moment të lirë për familjen e tij, ndërsa këtyre të fundit duhet t’iu ketë munguar tej mase babai.
Por gruaja e tij Anita Muçaj Haradinaj, i ka marrë të tre fëmijët e është drejtuar për në Qeveri për t’i bërë edhe vizitën e parë në vendin e punës kryeministrit të porsaemëruar.
Me trëndafila të kuq në duar, e kanë uruar edhe fëmijët e tij për postin e ri ndërsa kjo me padyshim në kujtesën e Haradinajt do mbetet si ditët më të veçanta kur të kujtojë kohën sa ishte kryeministër. /Prive.al