Detaji nga nusja e djalit të Rugovës që mori vëmendjen në foto me Kryeministrin

By

Nëse sot Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do ishte gjallë, ai do mbushte 73 vjet.

Në këtë ditë, familja e Presidentit nuk është harruar duke u vizituar nga Kryeministri Haradinaj dhe delegacioni i tij nga kabineti dhe partia, ku bënte pjesë edhe Gani Dreshaj, kandidat i AAK-së për komunën e Istogut, e cila është afër t’i merret LDK-së nga duart pas 17 viteve.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and indoor

Deri në këtë pikë, jemi në rregull meqenëse nuk na intereson shumë politika.

Por, në vizitën e Kryeministrit Haradinaj dhe fotografitë zyrtare të postuara në llogarinë e tij në Facebook, një gjë tjetër ka marrë vëmendje.

Fjala është për dizejnatoren Blerina Kllokoqi e cila në imazhin e shkrepur duhet të mos e ketë pasur fokusin e plotë tek ngjarja.

Teksa i gjithë delegacioni dhe familja Rugova pozonin përpara aparatit, Blerina është treguar e pavëmendshme dhe fiks në ato momente, e ka parë të rrugës të shkrepë ndonjë selfie me telefonin e saj.

Më e kujdesshme herën tjetër, Blerina! /Prive.al/

Image may contain: 13 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Artikuj të ngjashëm