Këtë të premte Gashi do të lansojë një EP (një projekt muzikor që përmban më shumë se një këngë por që nuk cilësohet si album) të titulluar “Butterflies”.
Në kopertinën e këtij ‘albumi’, artisti plotësoi një dëshirë të kahershme – në planin e fotografisë është ai dhe nipi i tij me të cilin ka një lidhje shumë të ngushtë.
Në anën tjetër, ai ka përgatitur edhe një videoklip për këngën “Butterflies”.
Mirëpo nuk ishte i përfshirë asnjë produksion e as ndonjë ekip i madh pas realizimit të videoklipit.
Prindërit e tij ishin ata që e xhiruan videoklipin ende të papublikuar të artistit vetëm me një iPhone.
Është pak të thuhet që fansat dhe ndjekësit e tij janë tejet të ekzaltuar për prurjet e reja muzikore të Gashit. /Prive.al