Koncerti madhështor i rok-grupit të njohur shqiptar, po afrohet.
Elita 5 do të performojë në Amfiteatrin e Tiranës më 7 shtator duke filluar nga ora 20:00.
Këtë e ka bërë të ditur edhe njëherë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili postoi një video me anë të cilës i ftoi të gjithë për të festuar bashkë.
‘Elita 5 në Tiranë!
Më Shtator,
20:00, koncerti madhështor i Elita 5 në Amfiteatrin e Tiranës!
Ejani të festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe të njiheni e të shijoni albumin e tyre më të ri.
Mos mungo në superkoncertin e legjendave të rrokut shqiptar!’, ka shkruar Veliaj.
Elita 5 mbush plot 30 vite karrierë dhe atë ditë e lansojnë edhe albumin e ri./Prive.al