Pak orë më parë këngëtari nga Babastars Majk publikoi projektin ‘Fund’ që u pëlqye mjaft shumë nga audienca.
Me një videoklip të thjeshtë por domethënës që shkonte në sinkron me tematikën e baladës, Majki vulosi edhe një herë se ia ka marrë dorën të qëllojë në shenjë.
E pjesa që begatoi edhe më shumë klipin ishte ajo e pianos.
Zotëriu në fjalë që i bie pianos është në fakt një emër shumë i madh për botën e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Tomor Berisha.
Berisha është babai i Robertit dhe Patrisit, respektivisht vjehrri i dy këngëtareve, Tuna dhe Nora Istrefi që me videoklipin e Majk shënon rikthim në paraqitjet publike pas disa viteve.
Ndryshe, kënga tashmë ka kapur gati shifrën e 100.000 shikimeve të procesuara nga Youtube. /Prive.al