Nuk do të vonojë shumë nga paralajmërimi i rikthimit të Xhemi Shehut në ekran krah Salsano Rrapit në produktin final.
Pas një pune disa mujore, programi që do ta rikthejë ka edhe një datë tashmë.
Ai do të nisë transmetimin të martën tjetër, datë 8 mars, në orarin që dikur kishte “Big Brother VIP”.
Programi do të titullohet “Qesh mirë kush qesh i fundit” dhe është format i përshtatur nga një sukses televiziv në Itali.
Prej disa kohësh, përtej Adriatikut ky format që transmetohet në Rai është përqafuar nga audienca dhe ky ka qenë mes tjerash një indikator suksesi për ta sjellë plus minus me ndonjë ndryshim të vogël edhe në ekranin shqiptar.
Dhjetë aktorë humorit, si tek “Chi ride e fuori” do të krijojnë situata komike me barcoleta dhe momente të tjera ku qëllimi në duel është që tjetri përballë të mos qeshë.
Si i tillë, nuk ngjason fare me “Portokalli” por do të bëhet i dyti program argëtues, që sjellë në një formë tjetër humorin brenda televizionit Top Channel. /Prive.al