Sërish probleme për aktorin Armie Hammer! Ylli i Hollywood-it është akuzuar për abuzim seksual nga një 24-vjeçare, e cila i ka tronditur të gjithë me rrëfimin e saj.
Ky abuzim ka ndodhur që më 24 prill të vitit 2017, ndërsa 24-vjeçarja ka dalë para gjykatës dhe ka rrëfyer kohën kur dilte me Hammer kur ishte vetëm 20 vjeçare.
E reja ka rrëfyer se ishte njohur me aktorin në rrjete sociale që në vitin 2016 dhe kishte rënë menjëherë në dashuri me të. Mirëpo, gjërat s’kishin shkuar siç duhet.
24-vjeçarja ka treguar se Armie e ka përdhunuar për rreth 4 orë dhe madje i ka përplasur kokën në mur.
“Armie Hammer më përdhunoi për rreth katër orë në Los Angeles, si dhe më goditi vazhdimisht kokën në një mur, duke mavijosur fytyrën time. Gjatë atyre katër orëve, u përpoqa të largohesha dhe ai nuk më lejoi. Mendova se ai do të më vriste “, ka rrëfyer ajo.
Ndërkohë, Hammer ishte i martuar asokohe. Avokati i aktorit i ka mohuar këto akuza, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte ndodhur me pëlqimin e të dyja palëve dhe asgjë e tillë nuk kishte ndodhur.