Ndarja e Shakira dhe Gerard Pique mbetet një pikë e madhe bisede, me shumë thashetheme që kanë dalë që kur dyshja lëshuan një deklaratë të shtunën për të njoftuar se ata po shkonin në rrugë të ndara.
Ata ishin bashkë që nga viti 2010 dhe nuk u martuan kurrë, por tani po ndahen pas 12 vitesh së bashku.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, kështu nisi deklarata e dyshes, kur e publikuan të shtunën.
“Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Sipas 20minutos, megjithatë, vendimi përfundimtar për t’u ndarë dhe për të lëshuar një deklaratë u mor pasi Shakira u përpoq dy herë të rregullonte marrëdhënien.
Ata raportojnë se, edhe pse lidhja filloi të shkërmoqet, Shakira ishte aq e dashuruar sa u përpoq të rikthehej së bashku me Pique të paktën një herë dhe ndoshta dy herë.
Në të njëjtin raport nga 20minutos, ata shtojnë se, pavarësisht vuajtjeve të pasqyruara në këngën e saj të fundit “Te Felicito”, kolumbianja kishte shpresë se do të shëronte plagët.
Por, kjo nuk ka qenë e mundur dhe 20minutos shtojnë se ata ishin duke u ndarë prej disa kohësh, edhe nëse deklarata zyrtare doli vetëm javën e kaluar.
Kjo përputhet me raportet e tjera, të cilat kanë pohuar se Pique jetonte vetëm në një apartament prej disa kohësh. /Prive.al