Detaje që nuk i treguam për postimin e djeshëm të Ledrit

By

Dje, Ledri publikoi një video ku konfirmon shtatzëninë e të dashurës, Sarës dhe zbulon edhe gjininë e foshnjes që do vijë në jetë – e të thuhet se emocionoi qindra mijëra ndjekës do ishte e paktë.

View this post on Instagram

Jom ka des syt me ti pa 👼🏻 @sarahoxha 🧿

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Në postimin e tij ai shkruan “Jom ka des me ti pa syte”, që ne e kuptojmë se ai shpreson që vajza e tij do t’i ngjajë mamit për nga sytë. Në një intervistë për NIN me Alaudin Hamitin, ai pati theksuar se herën e parë që pa Sarën mendoi se sa të bukur i ka sytë.

Për më tepër, kur Sara uroi ditëlindjen e reperit para dy javësh, ajo postoi një fotografi në një resort të jugut të Shqipërisë, e vetëm dje u kuptua se fotoja ishte shkrepur javë më parë, pikërisht në festën që zhvillohet në videon e postuar nga Ledri.

Nga një postim i Sarës në llogarinë e saj në Instagram, u kuptua që festa për zbulimin e gjinisë së foshnjes ishte bërë gati dy muaj më parë, me datë 10 qershor.

“Një ditë që nuk do të harrohet”, shkruan Sara kurse në postimin kur i kishte uruar ditëlindjen artistit kishte theksuar se kjo ishte ‘një nga ditët më të lumtura të jetës tonë’. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm