Miku i ngushtë i ikonës së ndjerë Amy Winehouse, Dale Davis, së fundmi zbuloi se ai ishte një nga njerëzit e fundit me të cilët këngëtarja foli pak para vdekjes së saj.
Dale Davis, i cili ishte basisti i këngëtares së njohur, mundohet ta mbajë gjallë shpirtin e saj përmes grupit ‘The Amy Winehouse’, ndërsa tani ka treguar për mediat se çfarë ka biseduar me Amy-n dhe si ka mësuar për vdekjen.
Amy dikur e përshkroi Dale si “personin e saj të preferuar për të shkuar kudo me të”, Dale i përshkroi ata si miq që ndërtuan një lidhje të fortë dhe flisnin shpesh në telefon, edhe pse ai ishte 20 vjet më i madh se ajo.
“Kam biseduar me të para se të ndërronte jetë. Ajo më telefonoi në orën 23:30 dhe biseduam për rreth 15 minuta. I thashë se do të vij ta shoh nesër dhe ajo më tha: ‘Mirë’, dhe unë Më pas tha ‘të dua’ dhe e mbylli telefonin”, tha ai.
Të nesërmen në mëngjes ai mori mesazhe të shumta dhe nuk dinte se çfarë po ndodhte, më pas kuptoi se Amy ishte ndarë nga jeta – atë ditë Davis e përshkruan si një nga më të vështirat në jetën e tij.