Ditë më parë, Prive raportoi se Era Istrefi do të udhëtojë drejt Jamaicas për ta xhiruar klipin e ri për këngën ‘Prisoner’ e cila u publikua vetëm pak ditë më parë.
Këngëtarja tashmë gjendet atje dhe tha se është shumë e emocionuar për shkak se nesër nisin xhirimet.
Ajo postoi disa fotografi në instastory për ta dokumentuar qëndrimin e saj në Jamaica.
Në anën tjetër, sot nis Kampionati Botëror në Rusi, e himnin e këtij kampionati e këndon Era bashkë me Will Smith e Nicki Jam./Prive.al