Aktori i famshëm amerikan Chaning Tatum, po merr një minutë pushim!
Këtë të mërkure aktori i filmit hit Magic Mike, ka treguar përmes rrjeteve të tija sociale se po heq dorë pikërisht nga rrjetet sociale!
“Do të bëj pak pushim dhe do heq dorë nga rrjetet sociale për pak kohë”, thotë ai në një deklaratë. “Po përpiqem të inspirohem për të krijuar sërish dhe t’ua them të drejtën nuk po ndjehem kreativ duke qëndruar në rrjete sociale. Do ik nga to dhe do t’i kthehem botës reale për pak kohë dhe larg telefonit tim”.
Mos bëni panik!
Ai ka thënë po ashtu se ndoshta në një pikë të jetës së tij, do t’iu kthehet sërish llogarive të tija në rrjete sociale.
Ndërsa në vetëm një orë që publikoi këtë deklaratë ai ka marrë më shumë se 100 mijë pëlqime, e po ashtu edhe komente mbështetëse derisa disa njerëz thoshin se këtë gjë, duhet ta bëjnë të gjithë!