Mëngjesin e sotëm raportuam të parët mbi aktivitetin e fundit që kishte ndërmarrë këngëtarja e njohur Nora Istrefi.
Ajo u pa në qytetin e Shkupit teksa kishte shkuar për xhirimet e klipit të ri.
Por sikurse edhe herave tjera dikush duhej të ‘flijohej’ e të qëndronte në shtëpi që të kujdeset për vajzën e saj Renée.
Ai që mori përsipër këtë detyrë ishte bashkëshorti i këngëtares, Roberti, i cili këtë punë duket se po i’a del ta bëjë mjaftë mirë.
Kështu të paktën shihet në fotografitë e fundit të publikuara nga ai ku shfaqë atë krahas vajzës e cila po duket mjaft e lumtur me trajtimin që po i bën i ati. /Prive.al/