Demi Lovato është rikthyer në mediat sociale pas skandalit të saj në Snapchat javën e kaluar.
Ylli 27-vjeçar i pop-it postoi një fotografi ku shihet duke u përkëdhelur me qenin në historinë e saj në Instagram dhe më pas e dokumentoi natën e saj jashtë në një koncert.
Është hera e parë që Lovato ka postuar në median sociale qëkur grupi haker “Chuckling Squad” depërtoi në llogarinë e saj Snapchat dhe postoi foto nudo të saj. Lovato asnjëherë nuk e komentoi publikisht skandalin.
Fotografitë u hoqën menjëherë nga llogaria e Lovato.
Burimi: Pagesix.com