Këngëtarja 27-vjeçare Demi Lovato u bë e sinqertë në postimin e saj në Instagram të enjten, duke ndarë një foto të vjetër me bikini të paedituar dhe duke shpjeguar ajo është lodhur duke u turpëruar për trupin e saj.
“Kjo është frika ime më e madhe. Një fotografi e imja në bikini e paedituar. Dhe gjejeni cfarë, kam ceculit!!!!” ajo filloi “Unë thjesht jam lodhur duke u turpëruar për trupin tim, duke edituar fotografitë (po, fotografitë e tjera të bikinit janë të edituara- dhe unë urrej që e bëra atë, por është e vërteta) në mënyrë që të tjerët të mendojnë se unë jam ideja e tyre për atë se cfarë është e bukur, por thjesht nuk jam unë. Kjo jom unë.”
“Unë dua që ky kapitull i ri në jetën time të jetë në lidhje me të qenurit autentik për atë që jam në vend se të përpiqem të plotësoj standardet e dikujt tjetër. Kështu që kjo jam unë, e pa ndrojtur, e paduruar dhe krenare të zotëroj një trup që ka luftuar kaq shumë dhe do të vazhdojë të më mahnit kur të sjell në jetë një fëmijë një ditë, “vazhdoi ajo.
Lovato – e cila më parë ka qenë e hapur për luftën e saj me një çrregullim të të ngrënit dhe imazhin e trupit – shtoi që ajo është e emocionuar që do t’i rikthehet aktrimit dhe që nuk do të kalojë nëpër stërvitje të veshtira dhe të mos ha ushqime të caktuara.
Burimi: Yahoo.com