Një incident duket të ketë ndodhur në koncertin e Azet në Prizren.
Prive.al mëson se një prej pjesëmarrësve në gjendje të dehur, në vazhdimësi ka provuar duke gjuajtur në drejtim të skenës akull e ujë teksa me të përfunduar, i është afruar edhe reperit me synimin për të shkaktuar incident.
Azet, nuk i ka ‘falur sekondin’ personit që dëshiroi ta sulmojë duke e grushtuar, siç vërehët në videon e mëposhtme që po qarkullon në rrjete sociale.
Mësohet se incidenti ka mbaruar me kaq për faktin se përpos sigurimit të artistit, ka ndërhyrë edhe sigurimi i diskotekës duke e nxjerrë jashtë të pranishmin në gjendje të dehur.
Episodi nuk ka mbetur pa u komentuar mes ndjekësve të artistit në rrjete sociale. /Prive.al