Deklaratë emocionuese nga Eli Fara: Nuk është mirë të bëhesh nënë aq e re

By

Këngëtarja Eli Fara ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel në mëngjesin e sotëm, ku krahas çështjeve profesionale, sigurisht foli edhe për ato personale.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien me të bijën, Marinën, këngëtarja u shpreh se ato janë mjaft të lidhura dhe për këtë sigurisht ka ndikuar edhe fakti që ajo ka qenë shumë e re kur Marina ka ardhur në jetë.

“Kam qenë vetëm 18 vjeçe kur lindi Marina. Nuk është mirë të bëhesh nënë në moshë kaq të re”, – u shpreh e prekur Fara në studion e emisionit. ‘Megjithatë me kalimin e viteve, i thua vetes se ke bërë mirë.’- ka thënë më tej këngëtarja e njohur shqiptare./Xing.al

 

Artikuj të ngjashëm