Filmi i David Bowie do të realizohet si roman grafik

By

Titan Comics ka njoftuar se do ta adaptojë në roman grafik filmin e vitit 1976, “Njeriu që ra në Tokë”.

Me regjinë e Nicolas Roeg-ut, ky film për protagonist ka Thomas Jerome Newton-in, që luhet nga David Bowie, e i cili bie në planetin Tokë, duke kërkuar ujë për planetin e tij.

Ky film bazohej në romanin e vitit 1963 nga Walter Tevis, e i cili mban të njëjtin emër.

Romani grafik është shkruar nga Dan Watters, dhe është ilustruar nga Dev Pramaniku.

Artikuj të ngjashëm