Deklarata e fundit e Justin Bieber mund të lëndojë ndjenjat e Selena Gomez

By

Duke kujtuar ditët e tij të beqarisë, këngëtari Justin Bieber tregoi se ai do të kishte bërë disa gjëra ndryshe, duke përfshirë edhe seksin para martesës.

Justin Bieber's Latest CONFESSION On Marriage With Hailey Bieber May Break Selena Gomez's Heart!

26-vjeçari bëri deklaratën ndërsa u përgjigj pyetjeve të fansave në një episod të serisë së tij me gruan Hailey, “Biebers On Watch”.

“Ka ndoshta shumë gjëra që unë mund t’i ndryshoja. Unë nuk pendohem për asgjë sepse mendoj se kjo ju bën atë që jeni, dhe ju mësoni nga gjërat, “tha Justin Bieber, sipas usmagazine.com.

Justin Bieber shtoi: “Nëse mund të kthehesha mbrapa dhe të mos duhej të përballesha me disa gjëra që më lënduan, me siguri do ta ruaja veten për martesë. Unë e di që tingëllon si çmenduri … Seksi mund të komplikojë gjërat në momentin që jeni seksualisht aktiv me dikë.”

Hailey u pajtua se seksi mund të komplikojë marrëdhëniet, por ajo nuk ishte e sigurt që pritja deri në martesë do të ishte zgjidhja e duhur për të.

Para se të martohej, Justin Bieber ishte në lidhje me këngëtaren Selena Gomez, kur ajo gjatë lidhjes me këngëtarin kishte hequr edhe unazën e pastërtisë (unazat e pastërtisë janë vënë si një shenjë e dëlirësisë – abstenimi nga seksi deri në natën e martesës.)

Artikuj të ngjashëm