Që kur iu rikthye skenës shqiptare, ajo ka publikuar këngën e dytë me radhë.
Këngëtarja e famshme shqiptare Adelina Ismajli, sapo ka lansuar një tjetër projekt pas këngës “Tiçja”.
Ismajli tani vjen krejt ndryshe, me një këngë melankolike dedikuar djalit të saj Uliksit.
Ajo këngën e re e ka titulluar “Sa 1000 engjëj”, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vet ajo.
Në klipin e saj të ri, Ismajli shfaqet si një mbretëreshë e akullt e veshur e tëra në të bardha dhe e rrethuar me imazhe të ngrira. /Prive.al