Justin dhe Hailey Bieber po festojnë katërvjetorin e martesës.
Çifti përdori rrjetet sociale për ta uruar njër-tjetrin, në këtë datë të veçantë të dashurisë së tyre.
“Gëzuar përvjetorin për shoqen dhe gruan time më të mirë. Faleminderit që më bërë më të mirë në çdo mënyrë”, shkroi Justin.
View this post on Instagram
Ndërkohë Hailey ndau një kolazh fotografish ndër vite dhe shkroi: “4 vite e martuar me ty. Njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë, dashuria e jetës time. Faleminderoj Zotin për ty”.
View this post on Instagram
Justin dhe Hailey u fejuan në korrik të vitit 2018 dhe u martuan në një ceremoni shumë intime në New York në shtator të vitit 2018.
Një vit më vonë, më 30 shtator 2019, çifti u martua sërish në një ceremoni luksoze në Karolinën e Jugut.