Janë bërë vetëm një javë që publiku është njoftuar me një artist të ri, Gjesti. Solo dhe pa bashkëpunim të fuqishëm mori vëmendjen e të gjithëve, duke u bërë ndër më të dëgjuarit e kësaj jave.
Feedback-u pozitiv shihet edhe në postimet që bën artisti në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku pothuajse të gjithë po e këndojnë “Idiote”.
Vetëm në 6 ditë produksioni i parë i Gjestit ka shënuar milionin e parë, teksa tashmë po i afrohet 1 milionë e gjysmë shikime.
Ky padyshim që është një nga debutimet më të suksesshme në treg./Prive.al