Një nga tiparet fizike që karakterizon Klea Hutën janë padyshim flokët e saj të gjatë dhe plotë shkëlqim.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku pas shumë kohësh pamë këngëtaren dhe moderatoren pa flokët me gjatësi kilometrike.
Postimi shumë shpejtë mori një mori komentesh dhe shumë nga ata po komplimentonin Klean për dukjen e saj teksa disa të tjerë po ‘çanin’ për flokët e saj.
Ndërkaq, shumë nga komentuesit po debatonin nëse ajo vërtet i ka prerë flokët apo thjesht ka vënë paruke për një ndryshim të përkohshëm.
Si përfundim, Klea ke prerë flokët apo jo – ne shpresojmë që jo! /Prive.al