Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi, ka vendosur të kontribuojë për të
prekurit e tërmetit në Shqipëri, që ishte ndër ngjarjet më tragjike prej vitesh në vendin tonë.
Përmes një video-mesazhi që ka ndarë në profilin e tij në Instagram, De Bias ka ftuar të gjithë
miqtë e tij të huaj të kontribuojnë me fonde për personat e prekur nga tërmeti.
“Përshëndetje të gjithëve! Miqtë e mi të “Bici E Solidarieta’ Carovigno” organizojnë të shtunën, më
14 dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të
merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit dhe
forca Shqipëri!”.