David Beckham ‘detyroi’ bashkëshorten të thyejë rregullin e saj 20-vjeçar

By

Victoria Beckham ka thyer rregullin e saj 20-vjeçar për ngrënien e karbohidrateve pasi bashkëshorti  David Beckham e ka suprizuar me gatimet e tij gjatë karantinës.

David, i cili  se do të marrë pjesë në programin Celebrity Bake Off, ka eksperimentuar me receta të ndryshme gjatë izolimit.

Sipas raportimeve, ajo nuk mund të ‘ngihej’ me picat të cilat i bënte David, që kryesisht ishin në kushte shtëpie.

Thuhej se 46-vjeçarja, e cila njihet në fushën e modelingut, i është rikthyer sërish ushqimeve të shëndetshme, pasi stina e vjeshtës është më afër.

“Victoria nuk ka futur asnjë karbohidrat në gojë që nga viti 2001. Por në fillim të karantinës, David filloi të eksperimentonte me receta – duke bërë pica.Menjëherë sapo provoi një copë pice, ajo nuk mund të ndalej dot së ngrëni”, u shpreh një burim për The Sun.

Artikuj të ngjashëm