Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj festoi mbrëmë ditëlindjen.
I lindur më 1978, Dauti mbushi plot 38 vite jetë, të mbushura me eksperienca e përvoja nga më të ndryshmet, që prej luftës çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit e deri tek aktiviteti politik i ditëve të sotme.
Në këtë ditë të veçantë, të shumta ishin urimet dhe befasitë që e përcollën Haradinajn gjatë gjithë ditës.
E ishte mbrëmja më speciale kur bashkë me familjar e miq, Dauti festoi në një nga kafiteritë e kryeqytetit.
Një tortë me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte befasia për deputetin teksa në çdo moment, bashkëshortja e tij Lola i qëndron pranë.
Në disa prej videove të postuara në rrjete sociale, shihet se ajo nuk ‘ngopet’ së puthuri burrin e saj i cili duket pak i sikletosur nga kjo situatë në publik.
Edhe 100! /PRIVE.AL