Së fundmi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rina Balaj njoftoi se “koha e saj ka ardh”.
Kjo do të thotë që këngëtarja së shpejti do të lansojë albumin e saj të ri.
Në fakt, data e publikimit ka një kuptim shumë të veçantë.
Albumi me 9 këngë do të lansohet me 9 nëntor. Muaji nëntor është stilizuar si “9tor”.
Të gjitha këto 9-ta konsistojnë në vitin e saj të lindjes që është 1999.
Më tej në postim ajo zbuloi se këngët që do të publikohen janë solo si “Bad Rosita”, “California”, “Addiction”, “Aver”, “Mia”, “Sativa”, “1 joint”, “Fighter”.
Gjithashtu do të jetë edhe një bashkëpunim me të dashurin e saj SinBoy që mban titullin “Chacha”. /Prive.al