Gashi në duet me artisten shqiptare

By

Gashi është një nga artistët që gjithmonë përkrah një artist tjetër.

Tani që ai po përgatitet të lansojë albumin e tij të ri “1984” – i cili lansohet me 7 gusht – Gashi po përgatit një tjetër bashkëpunim.

Kësaj radhe ai po bëhet bashkë me Not Njomza (emri origjinal  Njomza Vitia), për një bashkëpunim mes dy artistësh të suksesshëm shqiptar.

Detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura, mirëpo me një postim në llogarinë e tij në Instagram, Gashi pati veç lëvdata për Njomzën.

“Kjo është një prej artisteve më të mira të kohës tonë… ju ende nuk e dini”, ka shkruar ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm