Si duket, shumë shpejtë mund të kemi një fejesë apo dasmë në familjen e Gilit.
Djali i saj i madh, Robert Berani ka nisur një lidhje të re, madje vajza që ia ka rrëmbyer zemrën është njoftuar edhe me familjarët e tij.
Ka qenë vet e dashura e Robertit, Herolina e cila e ka konfirmuar lidhjen me anë të një fotografie gjatë pushimeve të tyre.
Përveç kësaj, imazhit nuk i rezistoi dot Gili pasi ajo ua dërgoi një koment duke thënë: “Si dy pëllumba”.
Roberti duket të jetë tejet i dashuruar pasi vetëm pak orë më parë, Herolina dëshmoi me postim dhuratën romantike të cilën ia bëri djali i këngëtares së famshme.
Ai zgjodhi ta surprizojë të dashurën me tre buqetë lulesh.
“Të dua”, shkroi ajo duke etiketuar Robertin./Prive.al