Lidhjen e bëri publike me një fotografi në rrjete sociale, duke mbajtur deri më tash sekret identitetin e vajzës që i vodhi zemrën.
Dhe tani duket se zemra e tij do i takojë gjithnjë vajzës që po e çon drejt altarit.
Reperi i famshëm Burim Kursani i njohur si Bim Bimma, po i jep fund beqarisë dhe lajmin e gëzueshëm, e ka dhënë në Facebook motra e reperit Hana Kursani.
Meqë ai pëlqen të jetë diskret për jetën private, një gjë të tillë nuk e ka zbuluar vet, por familjares së tij mezi i është pritur t’ua thotë miqve të saj. /Prive.al