Albumi i Drake lë pas Kanye West, thyen çdo rekord në platformat muzikore

By

Albumet e paralajmëruara të reperëve, Drake dhe Kanye West tashmë janë lansuar.

“Certified Lover Boy” albumi i gjashtë i Drake, doli disa ditë më parë dhe përmban 21 këngë, dhe disa yje të ftuar, përfshirë Jay-Z, Travis Scott, Lil Baby, Future, Young Thug, Rick Ross dhe Lil Wayne.

Për më shumë se një dekadë, Drake dhe Kanye West kanë raporte të luhatshme me njëri -tjetrin.

Në albumin e ri, Drake vazhdoi përleshjen e tij me kundërshtarin aktual, Kanye West. Në prag të publikimit të “Donda” dhe “Certified Lover Boy”, të dy reperët shkëmbyen fjalë për njëri -tjetrin.

Këto nuk i kanë lënë anash as në tekstet e tyre, në të cilat përçojnë mesazhe nga më të ndryshmet.

Albumi “Donda” i Kanye West ka të përfshirë yjet, Weeknd, Lil Baby, Pop Smoke dhe Roddy Ricch. “Donda” është në ritmin e debutimit në numrin 1 në tabelën e Billboard me një nga javët më të mëdha të hapjes të vitit. Sipas Def Jam, “Donda” kishte 180 milionë transmetime në 24 orët e para.

Drake ishte artisti i parë që arriti 50 milionë në Spotify, “Certified Lover Boy” është i sigurt se do të mbretërojë si një nga publikimet më të mëdha të vitit.

Drake gjithashtu theu rekorde në Apple Music, duke rrëzuar rekordin e tij të vitit 2021 për “Artistin më të transmetuar” brenda një dite, dhe “Certified Lover Boy” u bë albumi më i transmetuar brenda një dite këtë vit në më pak se 12 orë.

Artikuj të ngjashëm