Duhet të jetë tejet e vështirë që të jetosh larg njerëzve të tu më të dashur.
Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, po e përjeton distancën me të bijën e saj në këto momente. Albëria ndodhet me punë në Shqipëri, ndërsa Anxhelina në Shtetet e Bashkuara, por mundësia e komunikimit sot është e madhe.
Dhe një bisedë telefonike në mes të dyjave, është shumë emocionuese.
Një video të cilën Anxhelina e ka publikuar në Instagram, e shfaqë vetëm në zë Albërien, duke i thënë asaj se sa shumë e ka marrë malli për të.
Albëria madje, i thotë Anxhelinës se e kishte parë një vajzë diku, që i kishte ngjarë shumë në të bijën dhe kjo e kishte përmalluar edhe më shumë! /Prive.al