Dashuri në Instagram: Luana dhe Krenar Çoçaj shfaqin romancën përmes komenteve

By

Ndonëse janë një cift që asnjëherë s’e kanë konfirmuar romancën e tyre, mbeten dy emrat më të lakuar të mediave rozë as u përket dashuriçkave!

Moderatorja e famshme shqiptare, e besa edhe këngëtarja Luana Vjollca, ka vjet që raportohet të jetë në lidhje me kosovarin Krenar Çoçaj, i cili dikur ishte i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri.

Image result for luana dhe krenari

Dyshja nuk kanë dalë haptazi deri më tani, megjithatë fotografitë paparaci s’kanë mbetur pa u shkrepur e besa as komentet me njëri tjetrin në rrjete sociale.

Derisa Luana do performonte në Ulqin, është Krenari ai që i ka komentuar se duhet t’i thërrasin zjarrfikësit sepse bukuroshja pritet ta kallë atmosferën.

E Luana, nuk ka përtuar t’i përgjigjet të dashurit të saj duke i shkruar: Thirri ti!

Kjo na bën të kuptojmë, që Vjollca ka ikur në Ulqin e shoqëruar nga i dashuri i saj, ndonëse s’janë parë gjëkundi bashkë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm