Që prej debutimit të tij në skenë e deri sot, Bes Kallakut nuk i është ndarë epiteti i ‘katunarit’.
Aktori i njohur me natyrën e tij pa komplekse në vazhdimësi ka vënë në fokus origjinën e tij nga fshati Bubq i shndërruar në fshatin më të famshëm shqiptar pikërisht falë Besit.
E ky i fundit duket se historinë për origjinën po ia mëson edhe vajzës së tij, Ajkës.
Ditën e sotme, Besi ka publikuar video nga nxerrja e patateve në fshat me të bijën nën mbishkrimin: ‘Katunarja e zemrës’. /Prive.al