Të gjithë ne e njohim për karrierën e tij muzikore, zërin e tij të ëmbël dhe muzikën aq të dashur që për vite e kultivoi dhe e solli para publikut të tij aq të madh.
Por shumë pak prej nesh e kanë ditur që profesioni i parë i këngëtarit pejan Ramadan Krasniqi ishte ai i këpuctarit.
Ramadan Krasniqi ka edhe tre vëllëzër që ndjekin këtë zanat kaq të vjetër të trashëguar nga i ati i tyre, mirëpo ata vazhduan deri sa Dani zbuloi talentin e tij për muzikë.
Rubrika “Ndërrimi i profesioneve” e risjelli edhe një herë atë në zanatin e tij të parë të cilin e ndoqi me aq dashuri.
Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme për ta parë këngëtarin në një veprimtari të tillë./PRIVE.AL