Dallaveret në ‘Big Brother’: A u vërtetua deklarata shokuese e Donjetës?!

By

Si e ftuar në hejWazzup rreth tre javë më parë, Donjeta Sejdiu, ish-banore në Big Brother bëri disa deklarata shokuese që në shikim të parë nga shumëkush u morën me skepticizëm.

Vajza nga Prishtina deklaroi që pas daljes nga Big Brother, për një periudhë disa ditore ishte mbajtur e izoluar në një hotel, e privuar nga telefoni dhe ushqimi.

Ndryshe prej saj, Damiano, i cili ishte partner në lojë, siç kishte thënë Donjeta i kishte të gjitha, përfshirë edhe telefonin dhe televizorin.

E duket se këto deklarata janë vërtetuar nëse merren për bazë disa biseda që janë publikuar nga portali JetaOshQef.

Në to, pretendohet se janë zbuluar prapaskenat e kontakteve mes Vesel Kurtishajt dhe Damianos në periudhën kur ky i fundit pritej të kthehej në Big Brother.

Sipas burimit të portalit në fjalë, bisedat janë siguruar nga thyerja e llogarisë së Damianos nga një haker (KLIKO KËTU PËR BISEDAT)

https://www.youtube.com/watch?v=pX6_F3m5-vQ&t=4s

Artikuj të ngjashëm