Bradley Cooper dhe Gigi Hadid po vazhdojnë të nxisin thashethemet për romancë.
Dyshja u fotografuan gjatë një shëtitjeje në New York City të premten në mëngjes.
Ata u lagën nga shiu duke ecur së bashku në lagjen West Village të Manhatanit.
Sapo shiu filloi të binte pak më i fortë, çifti i përfolur u kthye së bashku në shtëpinë luksoze të Cooper-it.
Dyshja nuk ka gjasa të ketë kaluar shumë kohë së bashku në javët e fundit pasi për herë të parë shkaktuan spekulime për lidhje më 5 tetor, ndërsa ishin për darkë në Via Carota.
Vetëm disa ditë më vonë, dyshja u pa duke mbërritur përsëri në NYC pasi kishin kaluar fundjavën së bashku.
“Edhe pse Gigi dhe Bradley kanë pronat e tyre në Nju Jork, ata donin diku më privat për të kaluar kohë duke u njohur me njëri-tjetrin dhe Taylor shoqja e tyre ishte shumë e lumtur për të ndihmuar.”
Swift thuhet se i tha dyshes se dera e pronës së saj me tetë dhoma gjumi “është gjithmonë e hapur për ta përdorur”.
Dyshja, të cilët kanë një diferencë 20 vjeçare, thuhet se u prezantuan nga Irina Shayk.