Dalin sërish në sipërfaqe problemet ligjore të Loredanës

By

Një deklaratë e fundit e Petra Z., risolli në sipërfaqe përfshirjen e Loredanës në procedurat gjyqësore të mashtrimit dhe zhvatjes.

Para një viti, Loredana dhe vëllai i saj janë akuzuar për mashtrim dhe zhvatje të afro 800,000 eurove nga çifti zviceran. Loredana ka dëshmuar se është e pafajshme, dhe nuk ka pasur mashtrim e as zhvatje nën kërcënim.

Në një intervistë të re, Petra Z. thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë me një gjendje tejet të vështirë financiare, aq sa ajo nuk arrin të paguajë për funeralin e nënës së saj që kushton rreth 3.400 euro, shkruajnë mediat zvicerane.

Ajo thotë se pas të gjitha shpenzimeve mujore, nga paga e bashkëshortit të saj mbesin vetëm 188 euro, që e bën të vështirë jetën e çiftit. Ajo nuk kërkon dot ndihmë nga vëllezërit e motrat e saj sepse ajo i ka borxh nënës së saj rreth 23,000 euro, dhe kështu ajo është detyruar të mbulojë vetë shpenzimet e funeralit. Më tej ajo shton se ka nisur një fondacion në Facebook, në mënyrë që miqtë e saj ta ndihmojnë sadopak.

Madje, edhe në Twitter është nisur një lëzivje kundër Loredanës nën hashtag-un #BoycottLoredana. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm