Dalin detajet e para, ja si do jetë dasma e Justin Bieber me Hailey Baldwin!

By

Le të fillojnë planet e dasmës!

Në më pak se një javë pasi Justin Bieber i propozoi martesë modeles Hailey Baldwin në Bahamas, fansat t e tyre po shpresojnë që të marrin të gjitha detajet për rrugëtimin e çiftit drejt altarit.

View this post on Instagram

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Përderisa çifti po kalon pjesën më të madhe të kohës duke shijuar statusin e ri të lidhjes, revista e njohur amerikane E! News, ka marrë vesh se diskutimet për ditën e madhe kanë filluar që tash.

“Justin dhe Hailey kanë nisur që tani diskutimet për planet e dasmës dhe ata duan që të kenë një fejesë të shkurtër. Ata duan që të martohen vitin tjetër, e dasma do jetë diçka e vogël”, ka thënë një burim i çiftit për revistën. “Ata do t’i involvojnë familjet e tyre në proces dhe nuk duan që të bëjnë celebrim të madh”, shkruan E! News, transmeton Prive. /Prive.al

Justin Bieber, Hailey Baldwin, EXCLUSIVE

 

Artikuj të ngjashëm