Si mbretëreshë e Instagramit, Enca Haxhia ka një ndër ‘armatat’ më të mëdha të fansave në rrjete sociale.
Të shumtë janë fansat që ëndërrojnë një pëlqim, koment apo replikë nga këngëtarja.
E këtë kënaqësi ajo dhe Noizy iu kanë dhënë mbrëmë fansave në Instagram ku kanë replikuar me njëri tjetrin.
Mes tjerash, ata kanë diskutuar edhe për këngën e re të përbashkët dhe opsionet e titullit të këngës së re.
Autenticiteti i bisedës ku ka pasur edhe fjalor pak të papërshtatshëm është vërtetuar pasiqë vetë Enca e ka pëlqyer fotografinë.
Shpresojmë ta kenë ndarë mendjen për titullin e projektit. /PRIVE.AL