Dakota tregon se si u bë regjisore e videoklipit të “Coldplay”

By

Dakota Johnson ishte regjisore e videoklipit të këngës “Cry, Cry, Cry” të grupit të të dashurit të saj Chris Martin, “Coldplay”, dhe tani po sqaron se si ndodhi kjo.

“E shkrova historinë dhe ia dorëzova grupit, ashtu siç bëri edhe secili regjisor tjetër, dhe ata e zgjodhën timen – jo sepse janë të njohur me mua”, tha Dakota për Marie Claire teksa qeshi me të madhe, duke iu referuar lidhjes së saj me vokalistin e grupit. Ata janë në lidhje dashurie së bashku që nga viti 2017.

Dakota shtoi se e kuroi “çdo detaj të mundshëm” të këtij videoklipi. “Kur punoj, vazhdimisht mendjen e kam aty. Ma konsumon trurin goxha shumë. Jo gjithë projektet e mia janë vetëm me mesazhe të mira, por të gjithat kanë nga diçka që më bëjnë të ndjehem se është një gjë e mirë për ta derdhur zemrën time aty”.

 

Artikuj të ngjashëm