Dajë e nip në bashkëpunim: Vazhdim i “Ajo më mbyti”?!

By

21 milionë klikime ka regjistruar në YouTube që nga shtatori i 2016-s, projekti “Ajo më mbyti” duet mes Hekuran Krasniqi dhe Agimit me Fisnikët.

Si asnjëherë më parë, në diskografinë shqiptare, përpos që u pëlqye shumë, vazhdon të këndohet nga të gjithë këngëtarët e muzikës Live teksa numëron qindra cover-a.

Mirëpo, tani duket se kemi një vazhdim të saj. Hekuran Krasniqi ka sjellur duetin e tij të ri “Prej shpirtit”, këtë herë me nipin Egzon Pireci.

Një tjetër baladë dashurie e cila po komentohet si një vazhdim i “Ajo më mbyti”.  I gjithë produksioni muzikor është brenda familjes, pasiqë teksti është shkruar nga Egzoni e muzika nga Hekurani.

Videoklipi mban firmën e Bug Production./Prive.al

Artikuj të ngjashëm