Dafina Zeqiri kritikon ata që nuk po përdorin platformat e tyre për t’i dhënë zë peticionit

By

Peticioni i nisur në Change.org që i kërkon kompanisë Apple të vendosë shtetin e Kosovës në hartë ka arritur mbi 171 mijë nënshkrime.

Nismës i ishte bashkuar edhe Dafina Zeqiri me postime të shumta duke shpërndarë kështu peticionin në rrjetet e saj sociale.

Kurse tani ajo po kritikon ata që nuk ‘qanë’ kokën të ndanin peticionin në platformat e tyre sociale për t’i dhënë më shumë hov.

Sipas Dafinës është e pakuptueshme se si tërë ditën kalojnë në telefon dhe nuk ndajnë pak sekonda për të ndarë këtë peticion – e kritikat e saj nuk i kursen as për kolegët e saj nga Kosova dhe Shqipëria.

Më poshtë postimi i artistes në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm